Plagoset me armë gjahu një 60-vjeçar për shkak të një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, ku një 26-vjeçar ka qëlluar me armë ndaj shtetasit E.K. në ambientet e furrës së këtij të fundit.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar autorin.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:
S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë
Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.