Ultrasit e Inter kanë kritikuar klubin e tyre dhe qendërmbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibaly. Klubi vendosi të mos apelonte ndaj pezullimit me dy ndeshje të stadiumit dhe nisi një fushatë kundër racizmit.
Të dielën ndaj Bologna-s, Curva Nord është lejuar përsëri në stadium dhe tifozët e shfrytëzuan këtë mundësi për të përkeqësuar situatën.
“Nuk na intereson racizmi, ne shkojmë në stadium për të nxitur lojtarët tanë,” shkruhet në komunikatën e ultrasve. “Koulibaly për ne është një njeri i vogël i cili përdor gënjeshtrat për të pastruar ndërgjegjen.
Edhe po të kishte qenë i bardhë, i verdhë apo blu, ne do të ishim sjellë në të njëjtën mënyrë.”