Pas ndryshimeve në qeveri, vjen lëvizja e radhës e kryeministrit Rama. Ky i fundit ka mbledhur sot Kryesinë e PS-së, ku në fokus do të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Mbledhja vjen një ditë pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, teksa Rama njoftoi live largimin nga qeveria të 7 Ministrave dhe zëvendësimin e tyre.
LEVIZJET
Zv.Kryeministër Erion Braçe në vend të Senida Mesit
Ministër Arsimi Besa Shahini, në vend të Lindita Nikollës
Ministër i i Energjisë Belinda Balluku, në vend të Damian Gjiknurit
Ministër i Jashtëm Gent Caka, në vend të Ditmir Bushatit
Ministër i Financave Anila Denaj, në vend të Arben Ahmetajt
Ministër i Bujqësisë Blendi Çuçi, në vend të Niko Peleshit
Ministër për Sipërmarrjen Eduard Shalsi, Në vend të Sonila Qatos
Ministër Kulture Elva Margariti, Në vend të Mirela Kumbaros
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali