Ministrat e shkarkuar nga Rama vijojnë të postojnë, duke u fokusuar te puna e tyre, si të mos kishte ndodhur asgjë dje. Edhe pse të gjithë i pamë mimikat e tyre të inatosura, pas lajmit dhënë nga Rama.
Së fundmi, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka ndarë me miqtë e saj lajmin për nominimet për Çmimin Europian të Arkitekturës.
Në një shënim në Facebook, Kumbaro shkruan se pjesë e nominimit janë 2 projekte të dy institucioneve të rëndësishme kombëtare të realizuara nga Ministria e Kulturës në këto dy vitet e fundit: – Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe” nga Elisabetta Terragni dhe Daniele Ledda e Studio Terragni Architetti dhe Qendra e Artit Skenik #ArTurbina, nga Atelie 4.
Postimi i Kumbaros
Lajmet e mira ndahen me miq:
Publikohen nominimet për Çmimin Europian të Arkitekturës European Union Prize for Contemporary Architecture – Mies van der Rohe Aëard.
Është kënaqësi e veçantë kur sheh që nga Shqipëria janë në garë 12 projekte arktiekturore.
✔️Por është krenari që 2 prej tyre janë projekte të dy institucioneve të rëndësishme kombëtare të realizuara nga Ministria e Kulturës në këto dy vitet e fundit:
– Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”
nga Elisabetta Terragni dhe Daniele Ledda e Studio Terragni Architetti,
– Qendra e Artit Skenik #ArTurbina, nga Atelie 4