Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë pjesën e parë të ditës në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore, duke rrezikuar reshje dëbore.
Parashikohet që pasditja të mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Temepraturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë në mëngjes deri në 17 gradë maksimumi në rang territori.