Është folur shpesh për një rrëzim të mundshëm të qeverisë së Kosovës. Por ende sot, 15 muaj pas marrjes së qeverisjes nga Ramush Haradinaj, opozita nuk ka mundur të sigurojë votat e mjaftueshme për të rrëzuar qeverinë.
Madje, kjo rrugë është vështirësuar për opozitën. Kështu deklarojnë zyrtarë të LDK-së, që patën paralajmëruar mocion për rrëzimin e Qeverisë. Por tashmë ata thonë se veprimet e fundit të PSD-së, që i është bashkuar koalicionit qeverisës në delegacionin për dialog, ka çuar deri te komplikimi i situatës për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”.
Sipas përfaqësuesve të PSD-së, ky subjekt ka ofruar nënshkrimet e deputetëve të saj për ngritjen e mocionit, porse LDK-ja, sipas tyre, nuk ka bërë kurrfarë përpjekjeje për ta konkretizuar një gjë të tillë.
Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e LVV-ja kanë mbetur pa ndonjë plan konkret që do ta funksionalizonte mocionin për rrëzim të Qeverisë.