Nga Filip Steffensen “CapX”/ Kur u shpik shtypshkronja në mesin e viteve 1400, Evropa po përballej me ndryshime radikale dhe të pashembullta. Ajo revolucionarizoi qarkullimin e informacionit, duke shkatërruar monopolin e informacionit dhe ideve. Kur Gutenbergu e reformoi sistemin e shtypshkrimit rreth vitit 1440, teknologjia u zgjerua shpejt.
Sipas disa dëshmive, rreth vitit 1480 në Evropë kishte rreth 110 shtypshkronja. Teksa teknologjia po përhapej në mbarë Evropën, më shumë se 270 qytete kishin shtypshkronja deri në fund të shekullit XV. Duke reduktuar koston e prodhimit, idetë revolucionare u shpërndanë lehtësisht në të gjithë kontinentin.
Për disidentët dhe studiuesit në mbarë Evropën, shtypshkronja ishte një instrument për shpërndarjen e ideve progresive, duke kritikuar autoritetin, dhe duke mbrojtur lirinë e shprehjes.
Të ndeshur me ide sfiduese dhe subversive, qeveritë dhe autoritetet fetare filluan të praktikojnë një censurë të rreptë.
Për të ndalur kritikat, disidentët politikë dhe fetarë u përndoqën brutalisht në gjithë Evropën. U përdorën metoda brutale, dhe shumë njerëz të akuzuar për herezi u dogjën pa mëshirë në turrën e druve. Ndërsa shumica e njerëzve e cilësojnë atë periudhë një epokë të errët të Evropës, vetëm pak i kuptojnë paralelet që mund të hiqen me zhvillimet aktuale në teknologjinë e informacionit. Me përjashtim të metodave të përdorura, revolucioni digjital, ka një ngjashmëri të madhe me epokën e censurës.
Ashtu si me shtypshkronjën, kompjuterat dhe smartfonët i kanë mundësuar njerëzve të shpërndajnë idetë në mbarë botën. Mediat sociale dhe platformat e reja të diskutimit publik,
i kanë bërë mediat tradicionale të duken si të tepërta. Përveç kësaj, epoka digjitale ka nxitur të ashtuquajturat adresa automatike, që u lejojnë njerëzve të përhapin lajme të rreme.
Gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016, roli i lajmeve të rreme tërhoqi një vëmendje të madhe. Analizat e mëvonshme, treguan mbi 50 mijë adresa të rreme në rrjetet sociale, që përhapën lajme të rreme.
Për më tepër, ka dëshmi se 100 mijë dollarë janë shpenzuar për reklama të Facebook, nga një kompani që ka lidhje me Kremlinin. Më pas, politikanët dhe elitat në mbarë botën debatuan si t’i luftojnë lajmet e rreme. Janë propozuar instrumente të ndryshme, dhe disa qeveri si në Gjermani, Britani, Kenia dhe Francë, kanë nisur zbatimin e tyre.
Rregullimi i përhapjes lajmeve në mediat sociale, dhe kriminalizimi i lajmit të rremë, ngjan se është një përgjigje legjitime. Përhapja e qëllimshme e informacioneve të rreme, shkatërron themelin e diskutimeve publike:një pikë referimi të përbashkët.
Por pavarësisht argumenteve bindëse për pengimin e lirisë së fjalës në zhdukjen e fenomenit “fake neës”, kjo nismë bart edhe rreziqe. Le të kthehemi një moment tek një nga kampionët e fjalës së lirë:Xhon Stjuart Mill. Mill prezantoi të ashtuquajturin “parimi i dëmit”, dhe argumentoi bindshëm në mbrojtje të lirisë së fjalës.
Mill argumentoi, se liria e fjalës ishte thelbësore për përparimin. Për të, censura strikte e ideve që supozohet të jetë e gabuar, është “plaçkitje e racës njerëzore”. Kështu, ai thoshte se edhe pikëpamjet dhe idetë e errëta, mund të përmbajnë një pjesë të vogël të së vërtetës.
Por sipas tij, edhe nuk përmbajnë asnjë grimë të vërtete, sërish duhet të lejohen, pasi ato kontribuojnë në një “perceptim më të qartë dhe përshtypje më të gjallë të së vërtetës, të prodhuar nga përplasja me të gabuarën”. Sias këtij zinxhiri arsyetimi, lajmi i rremë duhet të kundërshtohet dhe të ekspozohet, në vend se të zhduket.
Shkuarja drejt censurës do të ketë pasoja fatale, dhe do të pajisë qeveritë në mbarë botën, me komptetenca të mëdha të censurës. Disa politikanë, mund të kenë shqetësime legjitime rreth lajmit të rremë. Megjithatë, ruajtja e demokracisë kundër lajmit të rremë mund të shërbejë gjithashtu si një pretendim për udhëheqësit totalitarë, që t’u mbyllin gojën “heretikëve”, sikurse ndodhte gjatë epokës së censurës.
Udhëheqësit totalitarë, i kanë maskuar prirjet e tyre totalitare tek një retorikë elegante. Nuk ka asnjë arsye të besohet, se mbrojtja e demokracisë kundër lajmit të rremë, nuk do të përdoret si një pretekst për të zbatuar një censurë të rreptë dhe mbylllur gojën kritikëve.
Edhe më shqetësues është fakti, se detyrimi i platformave të mediave sociale për të censuruar
në mënyrë sistematike “fjalimin e urrejtjes” dhe “lajmit të rremë”, ka krijuar një perandori të censurës, të cilën Kisha do ta kishte admiruar në shekullin XV. Kur u shpik shtypshkronja, Kisha u përgjigj duke krijuar një aparat të pashembullt të censurës.
Mijëra kritikëve iu mbyll goja, derisa indeksi zyrtar i literaturës së ndaluar u shfuqizua përfundimisht në vitin 1966. Megjithatë, Kisha ende kishte vështirësi në identifikimin e disa kritikëve, pasi ata i botonin shkrimet e tyre në mënyrë anonime, dhe që pastaj shpërndaheshin nën dorë.
Sot, botimi në mediat sociale nuk e lehtëson këtë mundësi. Përkundrazi, teknologjia kompjuterike e bën të lehtë për redaktorët e mediave sociale që të zbulojnë dhe të fshijnë komentet e papajtueshme me udhëzimet. Në veçanti, kjo do të thotë që një kompani si Facebook, fshin më shumë se 280.000 postime çdo muaj.
Lajm i rremë, është padyshim një problem i madh për demokracitë e sotme. Shpërndarja e artikujve mashtrues, shtrembëron premisat e arsyetimit publik. Megjithatë, fjala lirë nuk duhet sakrifikuar për të luftuar lajmet e rreme. Miratimi i legjislacionit për të mbrojtur lajmet e rreme ka implikime të mëdha, dhe është shumë i rrezikshëm.
Kur u shpik shtypshkronja, solli një ndryshim rrënjësor në teknologjinë e informacionit. E njëjta gjë ka ndodhur tani në epokën digjitale. Prandaj është detyra jonë t’i parandalojmë demokracitë perëndimore të bëjnë të njëjtin gabim si Kisha dikur.
Përashtati për Tirana Today, Alket Goce