Arsenal vuan ndaj Huddersfield, madje vendosën një rekord në pjesën e parë duke u akorduar plot 7 kartona të verdhë, si në asnjë ndeshje deri tani në Premier League.
Zgjedhja u gjet vetëm 7 minuta para fundit me një supergol të Lucas Torreira, i cili godet në kthesë topin e ngritur në ajër nga Aubameyang, distanca është e afërt por goditja e tij është e mrekullueshme.
Me këtë fitore Arsenal vijon të ruajë ritmin duke mos pësuar asnjë humbje në 14 javët e fundit në kampionat dhe ngjitet në vend të tretë me 34 pikë, ndërsa kryesimin e ka marrë Liverpool me 42 të tilla.
Ndwrsa të besuarit e Jose Mourinho-s kanë mposhtur ekipin e ardhur nga Championship, Bournemouth me rezultatin 4-1 në Old Trafford. Me këtë fitore, United ngjitet në vend të gjashtë dhe i rriten shpresat për një vend mes katër më të mirëve. Djajtë e nisën mirë ndeshjen dhe gjejnë golin e avantazhit në minutën e 13’ falë golit të Ashley Young. Veterani anglez ka lëshuar një të djathtë të përsosur në hyrje të zonës duke mposhtur portierin Rico. Në minutën e 28’ erdhi goli i dytë i vendasve me Juan Mata, i cili ka shënuar golin e 50-të në Premier League me një goditje të bukur nga brenda zonës.
Pak minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë, ishte Romelu Lukaku ai që u zhbllokua, duke shënuar golin e parë në Old Trafford pas 997 minutave. Mourinho duket i kënaqur me të tijtë nga stoli, por pjesa e dytë ishte më e dobët dhe Fulham arrin të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë me Kamara në minutën e 67’. Gjithsesi, vetëm dy minuta më pas Andre-Frank sheh kartonin e dytë të verdhë për miqtë dhe duhet të dalë nga loja. Në minutën e 83’ erdhi goli i merituar i Marcus Rashford. Talenti anglez ka goditur nga një pozicion i pamundur duke kapur në befasi portierin kundërshtar.