Për artistët e mëdhenj, duket se pjesëmarrja në një festival nuk është më çështje konkurrimi dhe synimi të vendit të parë.
Kështu e sheh edhe Aurela Gaçe pjesëmarrjen e saj këtë vit në « Kënga Magjike », ku solli një duet me të madhen Eli Fara.
Dy këngëtaret sollën një atmosferë mjaft pozitive me këngën e tyre «Zemra rratatata», një këngë e mirëpritur dhe mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.
E pyetur nëse do ta fitojë edhe këtë vit Këngën Magjike, Aurela përgjigjet:
“Jo, e dashur. edhe dy herët e fundit kur jam future (se herën e parë këngën “Hape veten” e kisha me qëllimin jo të fitoja, por të dilja fort dhe kënga u ndërtua në atë mënyrë. Dy këngët e tjera unë i këndova për qejfin tim, paçka se edhe ato i bëra fort. Sivjet, ne jemi futur për të festuar. Po ta dëgjoni dhe këngën, kënga është qejf, me vargje të thjeshta, të kuptueshme, shqip, pastër. Është e qëllimshme, mos kujtoni se ne e bëjmë pa qëllim, por ishte dëshira e të dyjave, edhe e Elit, edhe e imja, dhe ia kemi kërkuar Adi Hilës me ngulm që kënga të kishte ndjesi feste, sepse njerëzit janë kaq të lodhur… Këtë herë vendosëm të vinim si festë dhe erdhëm për t’i thënë publikut ‘faleminderit që na keni dashur gjithë këto vite. Po deshët, na duartrokisni prapë..” – u shpreh Aurela, si gjithnjë mjaft pozitive.