Një ditë pasi KQZ nisi zyrtarisht punën përgatitore për garën elektorale të 30 Qershorit 2019, kryetari Klement Zguri i drejtohet partive që të tregohen transparente.
Mjaft i drejtëpërdrejtë në qëndrimin e tij, Zguri kërkoi që të mos anashkalojnë raportet financiare mbi shpenzimet e tyre në fushatë, pasi transparenca e parave të shpenzuara është detyrim ligjor.
“Raportet financiare depozitohen pas zgjedhjeve. Por dokumentimi i financimit bëhet sot. Sot mbahen llogaritë. Sot plotësohen detyrimet ndaj ligjit. Nëse partitë këtë detyrim e lëne për pas zgjedhjeve, atëherë standardi zgjedhor nuk do arrihet dot, nuk do ketë transparencë. Do të ketë financim ilegal dhe, pse jo, përdorim të parave për qëllime të kundraligjshme”, tha Zguri.