Taulant Muka, disa orë para se të jepte dorëheqjen, kishte zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatës studentore ‘Qëndresa Qytetare’. Kjo e fundit ka konfirmuar lajmin e dorëheqjes së Mukës, vetëm pak ditë pasi u emërua me shumë bujë në postin e Zv. ministrit të Arsimit.
Ai u shpreh se kishte koncepte të kundërta me ministren Lindita Nikolla, por nuk dha të tjera detaje.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, shoqata ka bërë publike letrën, që sipas saj, zv.ministri tashmë i dorëhequr nuk mundi ta publikojë, dhe si pasojë solli dorëheqjen e tij. Në letër janë evidentuar një sërë problematikash që lidhen me funksionin dhe të drejtat e studentëve.
“Ja cilat janë kërkesat të cilat ish-Zëvendësministri nuk mundi të publikojë dhe të gjejë dakortesinë e stafit ministror, kërkesa e depozituar gjatë takimit të një dite më parë me ekipin e Qëndresës, thirrja e të cilëve në takim ishte një risi për ministrinë përballe kritikëve të saj.
Inkurajojmë Taulant Muka për #Qendrese”, shkruhet bashkëngjitur letrës në fjalë.
https://tiranatoday.com/me-erdhi-nje-cek-i-bardhe-taulant-muka-pas-doreheqjes-me-thane-plotesoje-dhe-mbylle-gojen/