Padyshim që është një nga golat më të çuditshëm të vitit. Sulmuesi i Maccabi Petah Tikva, Mouhamadou Habib Habibou, është gjendur në një situatë të vështirë brenda zonës kundërshtare teksa po ndihmonte një shok skuadre të rënë në tokë që duket sikur i kanë ikur ndjenjat.
Gjithsesi, kur sheh që topi po i afrohet dhe porta ishte e boshatisur, ai ka shtyrë topin në rrjetë përpara se të rikthehej te shoku i dëmtuar. Ai ishte goli i fitores për ekipin e tij jashtë fushe ndaj Netanya.