Edhe sot “Tirana Today” solli për ju zhvillimet më të rëndësishme të ditës në edicionin informativ.
Ju patët mundësi të ndiqnit gamën informative duke filluar që nga reagimi i ashpër i Martin Henze. I pranishëm gjatë një diskutimi për ekonominë në selinë e PD-së, Henze e ka cilësuar gjendjen ekonomike në Shqipëri si katastrofale.
Më tej ju u njohët më zhvillimet më të fundit për projektin e Unazës së Madhe. Edhe gjatë ditës së sotme banorët e Astirit kanë dalë në protestë. Ata kanë kundërshtuar projektin e Unazës së Madhe, që parashikon prishjen e 400 banesave.