Nuk miratohet rezoluta kundër idesë së presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve. Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar rezolutën e propozuar nga LDK, e cila e përcaktonte territorin e Kosovës si të pandashëm. Kjo rezolutë kishte vetëm një pikë, ndërsa konsistonte në faktin se as presidenti dhe askush tjetër nuk mund të diskutojë për territorin e Kosovës.
Pro rezolutës votuan vetëm 50 deputetë, nga 91 që ishin në sallën e Kuvendit, ndërsa nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Menjëherë pas votimit, opozita e Kosovës braktisi seancën në shenjë pakënaqësie.
Kundër rezolutës ishin partitë kosovare PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa pro votuan vetëm deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së.