Kukësi është rikthyer tek fitorja në Superiore me një përmbysje që vlen shumë për verilindorët. Të besuarit e Cungut përmbysën në transfertë Kastriotin me rezultatin 1-2, një ndeshje q cilësohej e lehtë në letër, por rezultoi e kundërta në fushë.
Krutanët kaluan të parët në avantazh, teksa Roxher, lojtari në pronësi të Kukësit, që luan si i huazuar te Kastrioti ka ndëshkuar skuadrën e Cungut. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të krutanëve.
Në pjesën e dytë verilindorët arritën të përmbysni gjithçka me Shametin dhe Melon, ndërkohë që Kastrioti në minutën e 54-t, Roxher gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe humbet shansin e artë për të dyfishuar shifrat.
Goli i dytë i Kukësit on Vidnews.
Teuta ka arritur të mposht për herë të parë në këtë kampionat Laçin. 0-3 ka qenë rezultati përfundimtar i takimit në “Elbasan Arena”.
Goli i Latif on Vidnews.
Kurbinasit të cilit ishin si pritës në këtë takim kanë dalë me të kuq që në minutën e 3-të kur Xhixha bëri një ndërhyrje të rëndë dhe Jorgji nuk e fali. Latif me 2 gola dhe Progni kanë qenë heronjtë e takimit. Bregdetarët rregullojnë edhe bilancet e tyre për sa u përket ndeshjeve në transfertë.