Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ish-ministrja e Maqedonisë dënohet me 6 vite burg

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Ish-ministrja e Maqedonisë dënohet me 6 vite burg

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, është dënuar me 6 vite burg.

Gjykata penale në Shkup i caktoi dënimin Jankullovskës, e cila e akuzohej për mënyrën e paligjshme të blerjes së një veture të tipit Mercedes, para gjashtë vjetësh.

Vendimi u mor nga këshilli gjyqësor prej pesë anëtarëve të kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Rasti u zbulua me publikimin e skandalit të përgjimeve para tre vjetësh.

Në bisedat telefonike, mes tjerësh dëgjoheshin ish-ministrja e rendit dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski duke biseduar për hollësitë se ç’duhej të përmbajë vetura Mercedes S 600 Guard, e blinduar, që do të përdorej për nevojat zyrtare dhe private të Gruevskit.

Në këtë proces qe favorizuar një kompani maqedonase, për ta sjellë në Shkup makinën nga prodhuesi gjerman. Mercedes Benzi kishte kushtuar 600 mijë euro, raporton VOA.

Prokuroria e posaçme, e cila ngriti akuzat kundër zonjës Jankullovska dhe pala mbrojtëse e saj kanë të drejtë për ankesa tek gjykata e shkallës më të lartë, Gjykata e Apelit.

Por, nëse nuk paraqiten ankesa, atëherë vendimi i gjykatës së shkallës së parë hyn në fuqi dhe ish-ministrja duhet ta vuajë dënimin prej gjashtë vjetësh. Ajo nuk ishte e pranishëm në seancën gjyqësore kur u dha verdikti.

Vetëm para tre ditësh, Gjykata e Apelit ia konfirmoi masën e dënimit prej dy vjetësh ish-kryeministrit Nikolla Gruevski të akuzuar për rastin, ndërsa ia uli nga 6 e gjysëm në 4 vjet e gjysëm ish ndihmës-ministrit Gjoko Popovski.

Procesi gjyqësor ndaj ish-ministres u desh të ndahej nga ai i dy të parëve për shkak të shtatzanisë së vlerësuar si të vështirë, nëpër të cilën po kalonte Jankullovska, shkruan VOA.

Ndërkaq, Gjykata Penale duhet të vendosë brenda pak orësh se si të veprojë deri në realizimin e masës së dhënë ndaj Gordana Jankullovskës, nëse do të mbahet në paraburgim apo arrest shtëpie, ose ndonjë masë më e lëhtë për shkak të faktit, që ajo vetëm para pak muajsh është bërë nënë.

Tags: burgdenohete Maqedonisëish-ministrjame 6 vite

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Ndiqni edicionin informativ në “Tirana Today”, 8 tetor

Ndiqni edicionin informativ në "Tirana Today", 8 tetor

Burime pranë Ervin Matës, si sherri në Bllok i prishi planet e çiftit

Burime pranë Ervin Matës, si sherri në Bllok i prishi planet e çiftit

“Del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak”, Rama ironizon Bashën

“Del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak”, Rama ironizon Bashën

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com