Të tjera të dhëna janë bërë të ditura për vajzën Xhisiela Maloku, e cila denoncoi djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja. Me anë të një reagimi në rrejtin e tij social gazetari Armando Maho shkruan se: “Nga një kontakt që pata me të afërmit e vajzës me treguan se Xhisela Maloku e ka denoncuar të paktën dy herë djalin e deputetit. Të parën e herë e ka tërhequr vullnetarisht ( apo nuk i është pranuar denoncimi) ndërsa të dytën herë pra atë të 21 korrikut nën kërcenim. Ka qene një ngatërresë dashurie, zënka xhelozie, ajo që është bërë shkak për konfliktin. Lidhjen e tyre e dinin jo vetëm në Nikël ku deputeti dhe familja Maloku janë fqinje, por edhe në Fushë Krujë ku vajza është shpërngulur më të ëmën e cila menaxhon një biznes të vogël ( vajza është jetime, i ati është vrare në vitin 1997 në një pritë). Ajo ka pretenduar se është dhunuar dhe përdhunuar nga ana e djalit të deputetit. Dosja 327 i ka kaluar prokurorisë ndërkohe që Emiljano Nuhu pranon se i është hequr beshtja për t’ia dhënë dikujt tjetër”.
Si fillim ka qenë ish-nënkomisari Emiljano Nuhu , i cili ka akuzuar se është kërcënuar nga dy deputetët socialistë Rrahman Rraja dhe Taulant Balla.
Kërcënimi ka nisur për shkak të djalit të deputetit Rraja, i cili ka qenë i lidhur me një vajzë në Krujë. Sipas pretendimeve, pasi çifti është ndarë, vajza thotë se është kërcënuar dhe dhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Më pas vajza ka bërë denoncim ndaj tij dhe pretendohet se pastaj e ka tërhequr kallëzimin. Dëshminë e saj e ka marrë nënkomisari i policisë së Krujës Emiljano Nuhu. Ky i fundit, në intervistën që ka dhënë për gazetarin Çollaku, thotë se është kërcënuar në zyrë me armë në kokë nga vëllai i deputetit Rraja, ku të pranishëm ishin edhe vet deputetët Balla e Rrahman Rraja.