Update/Mediat italiane kanë publikuar identitetin e shqiptarit që humbi jetën në Itali. Ai është Arben Kola 32 vjeç, baba i dy fëmijëve.
Ndërsa nga ana tjetër autoritetet italiane kanë bërë të ditur se autori i ngjarjes së rëndë është shqiptari Marsel Disha, 26 vjeç. Ndërkohë, raportohet se hetuesit vijojnë punën për mbledhjen e provave në sheshin “Teosa” në Breshia, ku mbrëmjen e djeshme ndodhi sherri që përfundoi me vdekjen e Kolës në spital, pas plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse, që po bashkëpunojnë me efektivët për gjetjen e armës. Arma me të cilën është goditur babai i dy fëmijëve nuk është gjetur ende. Mbetet ende për tu zbardhu shkaku i sherrit mes Dishës dhe Kolës .
32-vjeçari Arben Kola u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë jashtë një lokali në Chiari në provincën e Breschia, Itali.
Video+Emri/Kush është shqiptari, e vrau bashkatdhetari në Itali
Një sherr i nisur në ambientet e jashtme të një lokali mes dy shqiptarëve në Brescia, të Italisë njëri 32 vjeç dhe dhe tjetri 26 vjeç, ka përfunduar me një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Chiari-t në Brescia të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë sot se dy shqiptarët janë zënë me njëri tjetrin për arsye ende të panjohura, e në sherr e sipër 32-vjeçari Arben Kola, i cili mbetur i vdekur, pasi është qëlluar nga bashkëkombësi i tij, raporton brescia.corriere.it.
Policia është vënë në ndjekje të shqiptarit tjetër dhe e ka arrestuar atë pak orë pas ngjarjes./TIRANA TODAY/