Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi dhe tallje akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha nga qyteti i Shkodrës.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama bën ironi therëse kur shkruan se “s’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të”.
“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. E gjithë Vëmendja tek Njerëzit”