Policia e Korçës ka zbardhur një ngjarje të rëndë që ka ndodhur dje. Burimet zyrtare thonë se kanë bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve, xhaxhain dhe dy nipërve, lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Nevrus Fiqi. Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma 56-vjeçarin, banues në Korçë.
Ky i fundit, si pasojë e kësaj dhune fizike, dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës, në banesën e tij.
“Në vijim të informacionit paraprak, datë 24.08.2018, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve:
- Arben Nazif, 56-vjeç,
- Emiljano Nazif, 30-vjeç
- Edison Nazif, 30-vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij)
Ndalimi i tyre u bë pasi më datë 23.08.2018, rreth orës 16:00, këta shtetas në bashkëpunim midis tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin N.F, 56-vjeç, banues në Korçë, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike, dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim”.