E ndërsa familja dhe të afërmit kanë një lutje të vetme që t’i japin lamtumirën e fundit djalit të tyre, shqiptarët janë bërë bashkë në Itali dhe kanë mbledhur një shumë të konsiderueshme parash. Me këta para ata do të ndihmojnë familjen Picaku. Kjo e fundit ka bërë thirrej për ndihmë, pasi të mërkurën e 1 gushtit 2 të rinj me motor qëlluan për vdekje Viktorianin, djalin e tyre 24-vjeç.
Pas apelit të së ëmës dhe të atit, nga banesa e tyre e varfër në Durrës, komuniteti shqiptar në Korato organizoi një manifestim për të mbledhur fonde për transportimin e trupit të pajetë të 24 vjeçarit në Shqipëri. Organizimi u bë të shtunën, pikërisht në piacën Abbazia e qytetit Korato.
Lejda Zaka jeton prej vitesh me familjen në Korato të Italisë, e prekur nga historia bëri apel në rrjetet sociale për të mbledhur fonde në manifestimin e së shtunës 4 gusht. “Le të bëjmë një gjest mirësie, e dashurie. Le të mundësojmë një nënë të përfarojë për herë të fundit djalin”.
“Fluturo si shqiponjë e lirë”
“Një djalë i qeshur, diellor që donte jetën. Erdhi këtu për një të ardhme të mirë. Kishte zemër të madhe dhe mbronte më të dobëtit” kështu e kujtojnë miqtë e tij mes lotësh. Në këto momente ata i janë gjetur pranë vëllait, të motrës, dhe familjarëve të tjerë të Viktorit që jetojnë në Korato për të përballuar dhimbjen dhe për të mbledhur fonde për të bërë të mundur transferimin e trupit të pajetë drejt Shqipërisë.
Në vendin ku u vra ka shumë lule dhe postera me dedikime: “Fluturo në qiell si Shqiponjë e lirë!” Pusho në paqe Viktor!” Mes lotësh dhe lutjes në qiell u lëshuan tullumbace me qirinj të ndezur.
“Nuk jemi këtu për polemika. Besojmë në drejtësinë italiane dhe do të japim kontributin tonë por na duhet ndihma juaj. Besojmë në ju, qytetarë të Koratos me zemër të madhe dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar tjetrin. Një gjest mirësie dhe dashurie fiton mbi të keqen dhe një gjest solidariteti të na bashkojë në një drejtim, atë të paqes, dinjitetit human, respektit për jetën përtej fesë, kombësisë dhe ngjyrës”,- lexon mesazhin Xheni Filara e cila kishte të njëjtën moshë me Viktorianin.
Në këtë kujtimi në qytetin italian ishin vëllai i Viktorit, motra e tij, xhaxhai dhe kushëriri i tyre, të cilët kishin ardhur nga Shqipëria.
Para largimit, bashkësia e vogël shqiptare th: “falënderoj të gjithë qytetarët e Koratos që ndihmuan për mbledhjen e fondeve për Viktorin. Falë bujarisë dhe zemrës së madhe, arritëm të fitojmë një shumë të konsiderueshme për të ndihmuar familjen të përballet me shpenzimet e varrimit në Shqipëri.
Në emër të bashkësisë sonë dhe familjes së Viktorianit, një falënderim të madh shkon për këta njerëz me zemër të madhe “. Tani trupi i të riut pritet të dërgohet në Shqipëri për t’i dhënë lamtumirën e fundit.