Keni bërë plane për të shkuar në plazh, e fillimisht mendoni të prenotoni një dhomë hoteli, se ndoshta nuk do të gjeni hapësirë? Mos u shqetësoni, merreni me qetësi, pasi për fat të keq, plazhet tona janë zbrazur, e pushuesit kanë ikur jashtë territorit.
Është deputeti demokrat Edi Paloka, i cili vë alarmin, duke e konkretizuar përmes një fotoje, e cila nuk ka nevojë për shumë komente.
Pushuesit sivjet e kanë lënë të shkretë vendin e tyre, dhe kjo vjen si pasojë e shumë faktorëve. Bashkëngjitur fotos, ai ka shkruar: “E shtunë, 4 gusht, ora 11.00.
Po na shkelin turistët me këmbë…”.