Adnan Januzaj, shënoi golin e fitores për Belgjikën ndaj Anglisë. Të gjithë prisnin që ai të festonte me një shqiponjë por Januzaj nuk e bëri. “Jam belg dhe ndihem belg”, do të thoshte ai në intervistën e para disa ditëve. Megjithatë, një mbështetës i tij, aktori i famshëm hollivudian Zhan Klod Van Damme, ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Interesantja është se ai ka bërë shqiponjën për të falenderuar Januzajn për golin. Van Damme, me origjinë belge, mesa duket ka harruar deklaratën e Januzajt. “Një falenderim për Adnan Januzaj që shënoi golin e fitores për Belgjikën”, shkruan Van Damme duke pozuar me duart si shqiponjë.