E ndërsa biznesi i vokal ankohet për rritje e taksave dhe për këtë kanë protestuar dhe ia kanë thanë në sy edhe kryeministrit Edi Rama, ai e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk është e vërtetë.
Sot, ai e ka nisur ditën duke ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”, një video pasqyrë me taksat që janë ulur për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë pasqyrë të ULJES SË RE TË TAKSAVE për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm apo në Energjinë Diellore, ju uroj një javë të mbarë?”- shkruan Rama.
Lidhur me këtë postim të Ramës ka pasur një lum komentesh nga ana e qytetarëve ku njëri prej tyre i shkruan: Ja ulni biznesit ja ngrini familjes , rezultantja njesoj eshte , me pak mireqenie ne popullate , me pak lek i paster ne qarkullim , ekonimi fiktive , per interesa te te pasurve ne kuriz te shtreses se mesme , pa te varferen se pyt kush me , se dhe barren e tyre shtresa e mesme e ndershme e mban , qe qeverite djersen i hane !
Por nga ana e tij kryeministri nuk ka nguruar t’i përgjigjet: Cfare i ngreme familjes per shembull Albert apo je qe je i fut nje koment kot, per t’u gjendur Kola ne pune?! Sa per ate me pak lek ne qarkullim, kete e kundershtojne shifrat e konsumit e te te ardhurave, nderkohe qe ulja e taksave eshte bere e behet perseri pikerisht per ata qe kane me pak, asgje per te pasurit po vetem per biznesin e vogel?
Ndërsa po një tjetër qytetar ka reaguar duke komentuar se: ca ke ul se ke letrat qe ke drg per taksat e shtetit i ke rrit o shok siguracionet nga 168 mije lek vjetra ne 218 mije i ke cuar ah ..harrova ke drejt taksa e bashkis ke ul 20 mije lek vjetra ne vit bravooo …. le qe paguajn dhe ata pa lishenc mir e ke ……. bravoooo ata i japin doraz spresin tu cosh leter me shkrim nga kryetari bashkis si me vjen mua …urimee urime tufa me dele kur u sjell dajak cobani sbejn dem se te grin comangia cobanit
Por vetë Rama serish ka reaguar ku shkruan: Ky komenti yt qenka si shkuma e shampanjes qe po hap, fjalet perpjete po asgje me kembe ne toke, sepse jo vetem s’eshte rritur asnje takse po taksat jane ulur e sic e sheh ketu, do ulen prape, do ti s’do ti?