Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Divorci i pamundur midis SHBA-ve dhe Evropës

7 vjet ago
in Të Gjitha
Divorci i pamundur midis SHBA-ve dhe Evropës

Nga Pierre Haski, “Internazionale”/Ka pasur një periudhë, kur shprehja më në modë në marrëdhëniet transatlantike, ishte shakaja e famshme e Henri Kisingerit: “Evropa? Cili është numri i saj i telefonit?”.

Me sa duket sot problemi nuk është më numri, por fakti që në të dyja anët e Atlantikut telefoni bie dhe askush nuk përgjigjet. Me vendimin për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin, dhe vendosur sanksione të forta ndaj Teheranit, që zbatohen në mënyrë të njëanshme për kompanitë evropiane, marrëdhëniet transatlantike kanë degraduar në një përmasë të tillë që nuk ishte parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Dhe një Evropë e traumatizuar, mezi po përpiqet të hartojë një strategji kolektive bindëse, për t’iu kundërpërgjigjur Trumpit. Një debat i shkurtër më 23 maj në Twitter, përmbledh më së miri keqkuptimin mes botës “së vjetër” dhe asaj “të re”.

Kur eksperti amerikan mbi marrëdhëniet ndërkombëtare Walter Russell Mead, shkroi se shkaku kryesor i tensioneve aktuale në marrëdhëniet transatlantike, është fakti se aleatët evropianë presin që Shtetet e Bashkuara ta shohin botën si ata”, ambasadori francez në SHBA Gérard Araud, reagoi menjëherë: “Sot shkaku kryesor i tensioneve në marrëdhëniet transatlantike, është fakti se aleatët tanë amerikanë, presin që evropianët ta shohin botën si SHBA-ja”.

Kjo replikë flet shumë për mosmarrëveshjet aktuale. Në 18 muajt e administratës Trump, hendeku ka vazhduar të zgjerohet. Nga indiferenca – të cilën kancelarja Angela Merkel e vuajti e para në shpinë – pasuan vendimet e përsëritura të njëanshme, që ishin goditje ndaj paktit transatlantik, që mbështet rendin ndërkombëtar të 70 viteve të fundit.

Emërimet e “skifterëve” kohët e fundit në postet kryesore të administratës, me John Bolton si këshilltarin e sigurisë kombëtare dhe Mike Pompeo si sekretar i shtetit, vetëm sa i përshkallëzojnë vështirësitë.

Mbi klimën, tregtinë, Iranin dhe Jerusalemin, evropianët u befasuan dhe tronditën nga një unilateralizëm amerikan, i cili nuk përpiqet të ruajë as fasadën e rendit aktual, dhe që është tërësisht i pa interesuar për përfshirjen apo pasojat për aleatët e saj.

Aspekti më serioz, është gjendja katastrofike e marrëdhënieve transatlantike, në një moment ripërcaktimi të marrëdhënieve ndërkombëtare të pushtetit. Për evropianët është fundi i sigurisë, sepse siç e tha hapur Angela Merkel pak kohë më parë “Evropa nuk mund të mbështet më tek Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e vet”.

Kjo deklaratë ka shumë pasoja. Për dekada me radhë, Evropa Perëndimore, gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas ribashkimit të kontinentit pas shembjes së Murit të Berlinit, është mbështetur në ”ombrellën amerikane” të mishëruar nga NATO dhe neni 5 i tij, i cili siguron solidaritetin automatik në rastin e një sulmi.

Për këtë arsye, të gjitha përpjekjet franceze për të promovuar një mbrojtje të pavarur evropiane, u përplasën me reagimet e tjera evropiane:në të rastin mirë të mirë një po e ndrojtur, dhe mjaft skeptike në lidhje me dobinë e kësaj nisme; në rastin më të keq një qasje armiqësore nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, që cilësohet si “mikja më e mirë” e Shteteve të Bashkuara dhe mbrojtësja e interesave të Uashingtonit në Evropë.

Por sot mbreti është lakuriq: Evropa është e çorientuar, dhe e kupton se lidhja që mendonte se ishte shumë i fortë me aleatin amerikan, është shumë më e brishtë nga sa besonte. Pëshpërimat mbi mbrojtjen evropiane, dhe vështirësia në organizimin e shpejtë të një përgjigje ndaj ekstra-territorialitetit të sanksioneve amerikane, e bëjnë BE-në të varur nga këto vendime të njëanshme të Uashingtonit.

Aspekti pozitiv në gjithë këtë situatë, është fakti që Trump ka krijuar në mesin e tre vendeve më të mëdha të BE-së – Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, tre nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore me Iranin – një ndjenjë uniteti që është parë rrallë në të kaluarën.

Kujtojnë se në vitin 2003, në krizën e rëndë e serioze transatlantike, kur Parisi dhe Berlini refuzuan të ndjekin administratën e presidentit Bush në aventurën e saj dramatike në Irak, kryeministri britanik Tony Blair favorizoi “marrëdhënien speciale” me Shtetet e Bashkuara, duke e përçarë frontin evropian.

Ndaj është një ndryshim historik, paradoksalisht më pak se një vit nga Brexit. Por Europa nuk është tërësisht e bashkuar: Austria, Hungaria dhe Rumania, morën pjesë në inaugurimin e ambasadës amerikane në Jerusalem, ndërsa BE-ja vendosi të abstenojë, ndërsa Republika Çeke po mendon madje të zhvendosë ambasadën e saj në qytetin e kontestuar.

Bashkimi Evropian është i ndarë, edhe mbi projektet për të rinisur integrimin politik, dhe formimi i një qeverie euroskeptike në Romë, mes populistëve dhe djathtës ekstreme, sigurisht që nuk e lehtëson kërkimin për konsensus. Pesha e atyre që frenojnë, është bërë shumë e madhe, për të menduar integrimin e mëtejshëm të bllokut prej 27 anëtarësh.

Kësisoj, mbetet mundësia e një baze të fortë me qendër Francën dhe Gjermaninë, që ka të ngjarë të organizojë një përgjigje evropiane ndaj unilateralizmit të Trump.

Por e gjitha kjo rrezikon të jetë e pamjaftueshme, për t’u përballur me emergjencat e momentit, dhe i lë hapësira ​​të mëdha diplomacitë kombëtare siç tregohet nga udhëtimet e Angela Merkel në Kinë dhe Macron në Rusi.

Por Evropa nuk do të dalë nga aleanca e saj historike me Shtetet e Bashkuara, dhe nuk ka as kapacitetin dhe as vullnetin për ta kryer këtë divorc të kushtueshëm.

Në këtë skenar ajo do të rrezikonte të gjendej edhe më e margjinalizuar dhe më e pambrojtur, në një botë kaotike multipolare, në të cilën blloqe të mëdha përplasen me njëra tjetrën, në mungesë të rregullave të qarta të lojës.

Në rastin më të mirë, Evropa do të përpiqet në një mënyrë apo tjetrën të organizohet, për të përcaktuar konturet e koherencës së ardhshme, siç është propozuar nga Macron për ata që duan të ecin së bashku më të përpara; dhe mbi të gjitha për të mbijetuar, në pritje të mbarimit të makthit me emrin Trump.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

 

Tags: divorciEvropësmidispamundurSHBA

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Plagosi dy persona në Selitë, merr fund arratia e autorit

Ngjarja e rëndë në Vaun e Dejës, pezullon nga detyra shefi i Komisariatit dhe dy policët

Video/A do jepni dorëheqjen? Gazetarja franceze zë ngushtë Ramën

Video/A do jepni dorëheqjen? Gazetarja franceze zë ngushtë Ramën

Tronditet Lazio, gjiganti anglez ofron 30 milionë euro për Strakoshën

Tronditet Lazio, gjiganti anglez ofron 30 milionë euro për Strakoshën

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com