Ministri i Jashtëm i Greqisë pritet të vijë të ënjten në Tiranë. Ai do të takojë homologun shqiptar Ditmir Bushati, para se të niset për një takim tjetër në Vjenë. Mësohet se Kotzias do të bisedojë për pak orë me Bushatin, lidhur më çështjen e negociatave.
Ndërsa, nga ana e autoriteteve greke nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Aleksis Tsipras, do të vijë në Korçë, ku për pashkë ishte planifikuar që do të mbante një takim ne kryeministrin Rama.
Pra ende nuk ka një datë fikse për takimin Tsipras- Rama i cili me parë ishte planifikuar që do mbahej me 18 prill.
Nuk dihet pse ende nuk ka një axhendë të qartë për takimin, po disa media lokale greke shkruajnë se kjo vjen për shkak të takimit të rrufeshëm që Edi Rama ka pasur me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.
Rama pas një vizite disaditore në Greqi, u nis pa paralajmërim drejt Ankarasë, ku takoi edhe Erdogan, Takimi i Ramës me të, vjen në një kohë kur Turqia dhe Greqia kanë rritur ndjeshëm tonet mes tyre, ndërsa nuk kanë munguar as tregimet e muskujve nga të dyja palët, në kufirin detar mes dy shteteve.
Kështu mediat greke shkruajnë se, Edi Rama javën e kaluar pas kthimit të tij nga Brukseli bëri një udhëtim “rrufe” në Sulltan e tij, Erdogan. Me sa duket ai donte për ta informuar për vazhdimin e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për zhvillimet në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe veçanërisht për marrëveshjen e detit. Sipas burimeve Erdogan i ka kërkuar Ramës bllokimin e marrëveshjes.
Para Vizita së Ramës në Stamboll, të gjithë dukeshin të bindur se marrëveshja për kufirin detar ishte “fakt i kryer”. Por pas vizitës në Stamboll, Rama më shumë dhe më pak Bushati sugjerojnë se marrëveshja nuk mund të pagëzohej gjatë Pashkëve në Korçë, takim ky i planifikuar më parë. Sipas mediave greke ky takim është anuluar e ndërsa akoma nuk kemi datë fikse të takimit midis Tsipras dhe Ramës
Athina po monitoron nga afër lëvizjet e qeverisë shqiptare ndërsa negociatat janë të ngrira. Ne presim me padurim lëvizjet e ardhshme të Ministrit grek z. Kotzias ….”, shkruan portal “Himara.gr”. TIRANA TODAY