Një aksident ka ndodhur në orët e vona të natës në rrugën e Kombit, ku janë plagosur tre persona, konkretisht pranë kryqëzimit të Milotit.
Mësohet se një automjet që drejtohej nga një avokat në Laç, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit. Për pasojë, janë plagosur vetë avokati dhe dy efektivët.
Pas ngjarjes, avokati A. Lleshi është larguar nga vendngjarja, ndërsa është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.
Ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në rrugën e Kombit.