Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Shkurt?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Shkurt?

7 Shkurt 1979 – Ndërron jetë “Engjëlli i vdekjes”, Josef Mengele

Dr. Josef Mengele, mjeku nazist famëkeq i cili kreu të shumta eksperimente mjekësore në kampet e vdekjes në Aushvic, vdes nga një goditje celebrale në Brazil, në kohën kur ishte duke notuar në pishinë. Megjithëse, vdekja e tij nuk u verifikua deri në vitin 1985. Mengele lindi më 16 mars 1911 në Gunzburg të Gjermanisë.

Në kolegj, Mengele studioi fillimisht filozofi, duke përkrahur teoritë raciste të Alfred Rosenberg, që fliste për një superioritet të lindur intelektual dhe moral të Arianëve, dhe më pas u diplomua për mjekësi në Universitetin e Frankfurtit. Menjëherë, u regjistrua në SA, forcën paramilitare të Partisë naziste.

Mengele ishte aq entuziast për nazizmin, sa në vitin 1934 iu bashkua grupit kërkimor në Institutit nazist të Biologjisë Trashëgimore dhe Higjenës Racore. Kur shpërtheu lufta, Mengele ishte një mjek në rradhët e SS, me gradën oficer. Më 1943, emërohet nga kreu i SS Heinrich Himmler si mjeku kryesor i kampit të Aushvicit në Poloni, duke përcaktuar fatin e mijëra njerëzve.

I etur për të avancuar karrierën e tij mjekësore duke botuar studime “novatore”, ai nisi eksperimentet me të burgosurit e gjallë hebrenj. Në maskën e “trajtimit mjekësor”, Mengele u injektonte vetë, apo urdhëroi mjekë të tjerë, mijëra të burgosurve, çdo gjë nga benzina në kloroform, për të studiuar efektet e kimikateve mbi trupin e njeriut. Ai kreu eksperimente makrabe mbi qindra binjakë.

Mengele, arriti t’i shpëtojë burgosjes pas Luftës së Dytë Botërore, fillimisht duke u maskuar si një fermer në Bavari, dhe me pas duke u zhvendosur në Amerikën e Jugut. Ai mori nënshtetësinë e Paraguajit më 1959. Më vonë u transferua në Brazil, ku u takua me një ish-anëtar të partisë naziste, Wolfgang Gerhard. Në vitin 1985, një ekip shumëkombësh ekspertësh të mjekësisë ligjore udhëtuan drejt Brazilit në kërkim të Mengeles.

Ata arritën në përfundimin se një burrë me emrin Gerhard, kishte vdekur nga një goditje celebrale në vitin 1979. Të dhënat dentare, zbuluan më vonë se Mengele, në një moment, kishte vjedhur identitetin e Gerhardit, duke qenë kësisoj viktima e vërtetë e goditjes.

7 Shkurt 1992 – Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më në fund në frymën e bashkëpunimit ekonomik me nënshkrimin e Traktatit të Mastrihtit të Bashkimit Europian. Traktati, i nënshkruar nga ministrat e Komunitetit Europian, bënte thirrje për integrim më të madh ekonomik, politika të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë, dhe bashkëpunim midis policive dhe autoriteteve të tjera mbi krimin, terrorizmin dhe çështjet e emigracionit.

Marrëveshja hodhi gjithashtu bazat, për krijimin e një monedhe të përbashkët evropiane, që do të njihet si “euro”. Në kohën kur Traktati i Mastrihtit hyri në fuqi më 1993, ai u ratifikua nga 12 vende: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Republika e Irlandës, Spanja, Portugalia, Italia, Greqia, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika dhe Hollanda. Që atëherë Austria, Bullgaria, Finlanda, Suedia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia janë bërë anëtarë të unionit. Euro, u fut zyrtarisht në qarkullim më 1 janar 2002.

7 Shkurt 1898 – Shkrimtari francez Emile Zola nxirret para gjyqit

Shkrimtari francez, nxirret në gjyq për shpifje për artikullin e tij me titull “J’Accuse” (Unë akuzoj!), që kritikonte ashpër ushtrinë franceze mbi Çështjen Drejfus. Më 13 janar të atij viti, Zola e botoi artikullin e tij në gazetën “L’Aurore”. Ai trajtonte çështjen e Alfred Drejfus, kapitenit të ushtrisë franceze, që ishte akuzuar për spiunazh në vitin 1894, dhe që ishte dënuar në një gjyq të fshehtë ushtarak me burgim, në një koloni ndëshkimore në Amerikën e Jugut.

Dy vjet më vonë, u zbulua dëshmia e pafajësisë së Drejfus, por ushtria e çensuroi informacionin. Shkrimi i Zola, hidhte dritë mbi intrigat e ushtrisë.

Zola ishte një shkrimtar i mirënjohur, ndaj dhe letra e tij provokoi një zemërim të madh kombëtar në të dyja kampet, midis partive politike, organizatave fetare dhe të tjerëve. Mbështetësit e ushtrisë e paditën Zola për shpifje. Ai u dënua me 1 vit burg, por arriti të largohej nga Franca. Më 1899, Drejfus u fal, por për arsye politikë ai nuk u lirua deri në vitin 1906. Pak kohë pas faljes së Drejfus, Zola u rrikthye në Francë, ku dhe vdiq më 1902.

7 Shkurt 1497 – Në Firence, mbështetetit e peshkopit fanatik Girolamo Savonarola, djegin libra dhe vepra të shumta arti, të konsideruara si heretike.

7 Shkurt 1863 – Anija “HMS HMS Orpheus”, mbytet pranë bregut të Okland në Zelandën e Re, duke i marrë jetën 189 njerëzve.

7 Shkurt 1900 – Lufta e dytë Boere:Trupat britanike, dështojnë në përpjekjen e tyre të tretë për të çarë rrethimin në Ledismith.

7 Shkurt 1944 – Lufta e Dytë Botërore:Në Ancio të Italisë, forcat gjermane nisin një kundërsulm ndaj trupave aleate.

7 Shkurt 1951 – Lufta Koreane:Më shumë se 700 njerëz të dyshuar si simpatizantë komunistë, masakrohen për vdekje nga forcat e Koresë së Jugut.

7 Shkurt 1962 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndalojnë të gjitha importet dhe eksportet kubane.

7 Shkurt 1990 – Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik:Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Sovjetike, bie dakord të heqë dorë nga monopoli i saj mbi pushtetin.

7 Shkurt 1991 – IRA ndërmerr një sulm me morataja kundët 10 Doëning Street në Londër, selia e qeverisë britanike.

7 Shkurt 1995 – Remzi Jusef, organizatori i sulmit më bombë mbi Qendrë Botërore të Tregtisë  në Nju Jork më 1993, arrestohet në Islamabad të Pakistanit.

7 Shkurt 2009 – Zjarret masive në rajonin e Viktorias në Australi, shkaktojnë vdekjen e 173 njerëzve, fatkeqësia natyrore më e rëndë e këtij lloji në historinë e vendit.

7 Shkurt 2013 – Shteti amerikan i Misisipit, çertifikon zyrtarisht Amendamentin e Trembëdhjetë, duke u bërë shteti i fundit në SHBA që miraton heqjen e skllavërisë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 7 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Alarmi i OBSH: Vajzat gjymtohen seksualisht

Alarmi i OBSH: Vajzat gjymtohen seksualisht

Shtypi i ditës, 7 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 7 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 7 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 7 shkurt 2018

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec
Aktualitet

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

by mirseda
17:06 | 10/07/2025
0

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë...

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit

16:22 | 10/07/2025
Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

16:20 | 10/07/2025
Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

15:39 | 10/07/2025
Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

14:04 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com