Italia ka pasur një futboll të një niveli të lartë gjatë gjithë historisë, por ngjarja që ka ndodhur së fundmi ndaj arbitres është e turpshme në kampionatin e të rinjve.
Më parë kishim dëgjuar për prindër që dhunonin arbitra, tifozë që goditnin “xhaketat e zeza”, gjyqtarë që qëllonin lojtarët, por kurrë për prindër që godasin një 17-vjeçare se ajo e ndëshkoi me të verdhë djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen Junior Tiferno-Bastia në kampionatin rajonal të Arezzo-s.
Inatin e një kartoni të verdhë babai i futbollistit e ka ruajtur deri në fundin e lojës, atëherë kur ka hyrë në dhomat e zhveshjeve të arbitrave dhe ka goditur derën me shumë forcë. Si pasojë ka marrë disa dëmtime serioze gjyqtarja 17-vjeçare e cila është nisur menjëherë drejt spitalit.
Fatmirësisht falë ndërhyrjes së stafeve të dy ekipeve është bërë e mundur të ndalohej agresori, i cili menjëherë është shoqëruar në polici dhe pas denoncimit të gjyqtares pritet të ketë shumë probleme me drejtësinë.