Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e fundit ndaj Deportivo La Corunas në Santiago Bernabeu. Real Madrid ka postuar një video të Cristiano Ronaldos, i cili shihej duke u kuruar në dhomën e zhveshjes.
Portugezi pësoi një lëndim në fytyrë, ku u goditë nga një lojtar i Deportivo La Corunas, gjatë momentit të shënimit të golit të tij të dytë personal dhe të gjashtë të Realit.