Ish-prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku tha sonte tha sonte se nuk është shumë optimist për vettingun edhe për mënyrën se si do implementohet. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në ‘News 24″, Sollaku foli edhe për zgjedhjen dhe lëvizjet e fundit të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Për shkarkimet dhe emërimet e reja të kryeprokurores Marku, ish-prokurori i përgjithshëm tha se nuk mendon që këto të jenë bërë për prapavijë politike apo për hakmarrje personale, edhe pse nuk i përjashton si mundësi.
“Nuk jam shumë optimist. Edhe për mënyrën se si do implementohet. Do duhet të dimë a e meriton një gjyqtar besimin e popullit apo jo. Do e ketë të vështirë komisioni i kualifikimit që të heqë nga sistemi ata që e meritojnë vërtetë. Kjo më bën pak skeptik për mënyrën e implementimit“, deklaroi Sollku.
Ish-prokurori i përgjithshëm tha se nuk mendon që këto të jenë bërë për prapavijë politike apo për hakmarrje personale, edhe pse nuk i përjashton si mundësi
“Arta Marku po operon me ndryshime të reja thelbësore. Kemi patur një prokuror me atribute të forta. Prokuroria nuk është më organ i centralizuar. Prokuroria nuk është më një institucion unik, por e copëzuar. Sot kemi krijuar Prokurorinë e posaçme, SPAKU-n që ende nuk është funksional. Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm por edhe ai që do vijë, nuk ka kompetencë të merret me krimin e organizuar, krimet e rënda apo cështjet e hapura për politikanë.
Dua të them që prokurori i përkohshëm ka të drejtë të merret me vëzhgime e mbajtje shënim nëse ka shkelje të prokurorëve. Ka një dispozitë kalimtare që prokurori në detyrë, ka të drejtë të caktojë prokurorët në një prokurori për mirëfunksionimin e saj. Lëvizjet e fundit kanë prekur prokurorët të emëruar me dekret Presidenti dhe ata të komanduar, të caktuar përkohësisht.
Për zonjën Gashi dhe Gjana, ka kapërcyer ligjin, se nuk është ngritur KLP, nëse nuk është ngritur, atëherë do e mbash aty. Nuk e përjashtoj këtë, por nuk besoj se ka prapavijë politike. Ajo thjeshtë mendon se në këtë kohë të shkurtër, po mendon të bëjë diçka më mirë në prokuroritë ku po bën lëvizjet.
Kriteret ligjore i plotëson, por s’di të them a ka shkëlqyer kur ka qenë në Shkodër. Duhet provuar, t’i jepet shansi që të gjykohet”, tha Sollaku.