Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sonte se është Rama ai që nuk lejon arrestimin e Saimir Tahirit. Në studion emisionit ‘FAKT’, Basha sqaron se mes Ramës, Tahirit, ish-drejtorit të policisë dhe kriminelëve ka një kod heshtje ku thuhet: ‘Mos fol se tregoj’.
“Pse nuk lejohet të arrestohet Saimir Tahiri? Sepse Ramën, Tahirin, Xhafën, Habilajt dhe Çakon i lidh kodi heshtjes. Mos fol për mua se do flas për ty. Apo siç e tha Saimir Tahiri 24 orëshin e parë; nuk keni parë gjë akoma. Prandaj Rama e ka jetike të kapë drejtësinë. E gjitha kjo që ndodh është një fasadë. Jetikë është kapja e drejtësisë . E rëndësishme është që Tahirit t’i mbyllet goja. Ta them haptazi, mund t’ia kishim mbyllur gojën edhe ndryshe dhe e kam menduar por këtu nuk ka një institucion ku të shkosh e tu thuash merrni masa se atij mund t’ia mbyllin gojë edhe ndryshe. Por momentin kanë vendosur t’ia mbyllin gojën duke i bërë çdo favor duke shkelur edhe Kushtetutën vetëm e vetëm që Tahiri të mos flasë,” deklaroi Basha.