Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Jorida Tabaku: Kompania offshore vjedh naftën dhe punëtorët

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Jorida Tabaku: Kompania offshore vjedh naftën dhe punëtorët

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha sot se Kompania offshore vjedh naftën dhe punëtorët. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku foli për naftëtarët që protestojnë për mosmarrjen e pagës. Deputetja pohoi se gjendja e tyre është pasojë direkte e korrupsionit të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Ajo tha se ARMO-n e mori me qera një kompani offshore që lidhej ngushtësisht me mikun e afërt të kryeministrit. Tabaku theksoi se qeveria mashtroi naftëtarët dhe shqiptarët.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut

Kush po vjedh Shqipërinë dhe punëtorët e rafinerisë?

Në ditët e fundit të vitit është shumë e trishtueshme të shohësh se si një qeveri që punon për klientelën e saj të bëj kurban mbi 1000 familje vetëm për t’i dhënë mundësi një biznesmeni të lidhur ngushte me qeverinë.

Punonjësit që sot u takuan me ministrin Gjiknuri janë të njëjtët që një vit më parë iu premtua e ardhmja e ndritur sepse kompaninë ARMO e kish blerë miku dhe klienti i kryeministrit Rama, i famshmi Besnik Sulaj. Paturpësisht, siç edhe zakoni ia do, kryeministri dhe ministri gënjyen punonjësit e rafinerisë duke i premtuar një kompani amerikane. Por e vërteta ishte se pas kompanisë që morri me qera ARMO-n ishte një kompani offshore që lidhej ngushtësisht me mikun e afërt të kryeministrit.

Kompania IRTC sh.a (Ionian Refining & Trading Company) që aktualisht zotëron aksionet dhe që nuk ka paguar naftëtarët është gjithashtu edhe një prej kompanive që brenda 11 muajve (nëntor 2016-shtator 2017) ka krijuar një borxh tek tatimet prej 3.7 mld lekësh. Ky detyrim nëse i shtohet dhe vlerës prej 9.5 mld lekësh të ARMOS jep totalin e 13.2 mld lekësh detyrime të prapambetura të cilat kompania i detyrohet buxhetit të shtetit.

Vitin e shkuar, në emër të opozitës e kam denoncuar skemën korruptive dhe klienteliste që kryeministri përdori për t’i dhuruar klientit të preferuar një pasuri kombëtare. Fatkeqësisht ajo çfarë parathamë si opozitë u materializua këto ditë. Paralajmëruam vjedhjen dhe mospagimin e rrogave, paralajmëruam mospagimin e taksave dhe përdorimin e kompanisë offshore që këto taksa mos të paguhen. Ja ku jemi sot! Në atë periudhë mazhoranca vazhdoi orkestrimin e sulmeve pa iu përgjigjur asnjë akuze të ngritur nga opozita ndërsa sot për fatin e keq qeveria jo vetëm ka lënë në mëshirë të fatit gjoja investimin amerikan por u ka falur detyrimet tatimore kompanisë offshore. Ndërkohë që punonjësve që nuk kanë marrë rrogë ministri i sorollat me premtime boshe dhe pa zgjidhje reale.

Fatkeqësisht, punonjësit që sot janë edhe dhunuar nga policia janë viktimat që qeveria e korrupsionit dhe oligarkisë rilindase përdor për t’i dhuruar pasuri kombëtare miqve të kryeministrit nëpërmjet skemave offshore. Shqiptarët ndërkohë vazhdojne pagesën e taksave te rritura, bizneset e vogla mbyllin qepenat që kompanitë offshore te lidhura me qeverine te mos paguajnë, pasi është shumë e kuptueshme që 30 milionë euro që IRTC nuk ka paguar taksa për një vit do ta paguajnë shqiptarët përmes taksave të rritura.

Të vetmit që përfitojnë nga e gjithë kjo situatë janë kryeministri Rama dhe bizneset prane tij. Janë ata që përfitojnë ndërkohë që qindra familje vazhdojnë të marshojnë për të drejtat e tyre përballë një qeverie të zhytur në luksin dhe makutërinë që korrupsioni dhe oligarkia prodhon!

Tags: Jorida TabakukompanianaftënoffshorepunëtorëtVjedh

TË LIDHURA

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime
Aktualitet

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën
Aktualitet

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth
Aktualitet

Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth

21:04 | 06/08/2025
Next Post
Çështja Vollga/Flet për herë të parë Shullazi: Ylvi Beqja gënjen, më kërkoi…

Çështja Vollga/Flet për herë të parë Shullazi: Ylvi Beqja gënjen, më kërkoi...

Gjici kërkon trajner, por trajnerin do që ta bëjë vetë

Gjici kërkon trajner, por trajnerin do që ta bëjë vetë

Lubonja: Diplomatëve të huaj nuk u intereson demokracia shqiptare

Lubonja: Kryeprokurorja do bëjë ndryshime, por jo drejtësi

JU REKOMANDOJMË

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur
Bota

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

by mirseda
22:15 | 06/08/2025
0

Të martën, reshje të dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në zonën malore të Uttarkashi, në shtetin verior...

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

21:16 | 06/08/2025
Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth

Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth

21:04 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com