Pas drogës së Shqipërisë, autoritetet gjermane sekuestrojnë dhe djegin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike nga vendet e tjera ballkanike. Trafikantët mendojnë se tregu gjerman është një hapësirë, e cila do t’ju leverdisë në aktivitetin kriminal, por nuk është kështu pasi trafikanti nga Sebia u përpoq të fuste 550 kg marijuanë me kamion, por u kap në jug të Nurembergut-shkruan Tirana Today.
Departamenti i Doganave në qytetin Mynihut, gjatë ditës së djeshme ka djegur 550 kg marijuanë, e cila ishte sekuestruar në një kamion, që vinte nga Serbia dhe kishte si destinacion tregun gjerman.
Droga është asgjësuar në termocentralet e ngrohjes në zonën e Mynuhut, e cila nëse do të dilte në treg do të kapte një shifër të konsiderueshme të hollash-shkruan Tirana Today. Sasia e drogës është kapur dhjetorin e vitit të kaluar në pjesën jugore të Nurembergut, ndërsa shoferi i kaminit në të cilën u gjet droga, po mbahet në kushtet e paraburgim-shkruan Tirana Today.
Kamioni ka transportuar sasinë e drogës drejt portës së uzinës dhe termocentralit. Gjatë aktit të djegies, policia e maskuar ruan zonën dhe kujdeset që asgjë të mos i humbasë.Zyrtarët e policisë janë filmuar nga kamerat dhe gazetarët, ndërsa sasia e drogës tashmë është asgjësuar. Ndërsa ka patur dhe raste të tjera të trafikut të drogës, që vinte nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë- shkruan sueddeutsche.de.
“Trafikimi i lëndëve narkotike, kondsiderohet si një nga aktet më të rrezikshme, ndaj nuk do të lejohet askush të ketë sukses në këtë drejtim”-shprehen zyrtarët gjermanë. PËRSHTATI TIRANA TODAY.