Teuta thellon krizën pas humbjes që pësoi nga Lushnjë në “Roza Haxhiu”, tashmë përkeqësohet situata edhe për trajnerin Magani. Në 8 javë vetëm 7 pikë ka arritur të grumbullojë ekipi durrsak, ndërsa nga ana tjetër Lunshnja me këtë fitore arrin 5 pikë dhe futet në lojë për mbijetesë.
Ndeshja nis në mënyrë perfekte për Teutën e cila gjen golin që në minutën e 3’ me anë të Dedic, por në vazhdim ata nuk arritën të jenë agresivë në fushë dhe të përballojnë presionin e lushnjarëve. Pa u mbyllur pjesa e parë vjen edhe goli i barazimit me anë të Markut, i cili pas një krosimi në zonë godet në mënyrë perfekt me kokë dhe topin ndalet në rrjetë. Me shifrat e barabarta 1-1 do të mbyllet edhe pjesa e parë.
E dyta fillon në të njëjtin ritëm dhe kishte shumë gabime në mesfushë nga të dyja ekipet. Është Teuta që hidhet më shumë në sulm me anë të sulmuesit Osemene, por ky i fundit shpërdoron disa raste të pastra për të shënuar. Po ashtu Spaho portieri i Lushnjës kthehet në hero të ndeshjes duke u mohuar disa gola të sigurt kundërshtarëve. Kur u mendua se ndeshja të mbyllej në barazim pasi edhe 2’ minuta kishin mbetur, sulmuesi Sefa shtynë në rrjetë një top të grushtuar nga portieri Teutës por që mbetet në zonë. Me këtë rezultat mbyllet edhe ndeshja pasi nuk kishte më kohë për të reaguar durrsakët.
Golat e ndeshjes: