Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Dhjetë gjërat që i trembin më shumë meshkujt

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha

A është e mundur që edhe meshkujt të kenë frikë nga disa gjëra? Ata duken të fortë dhe vendimtarë. Shumë femra do të thoshin se është e pamundur. Megjithatë, ky është një tjetër stereotip i imponuar nga shoqëria. Ja dhjetë gjërat që i trembin meshkujt…

Si duket trupi i tyre

Që në moshë të re femrat mësohen të mendojnë se trupi i tyre duhet të jetë i përsosur gjatë gjithë kohës. Ato mendojnë se duhet të punojnë vazhdimisht për të dhe ndjekin dieta. Meshkujt nuk kanë stereotipa të tilla, por kjo nuk do të thotë se ata nuk shqetësohen për formën e tyre fizike apo nuk e krahasojnë veten me modelët në kopertina revistash. Përndryshe, pse do të shpenzonin aq shumë kohë në palestër?

Paratë

Kapitali është një nga arsyet më të mëdha përse meshkujt shqetësohen. Ata janë rritur me konceptin e të qenit shtyllë në familjen që do kenë në të ardhmen. Ata madje nuk mbajnë të dashur nëse janë keq financiarisht, sepse mendojnë se gjëja më e domosdoshme në një marrëdhënie janë paratë. Megjithatë, përkujdesja dhe vëmendja janë shumë më të rëndësishme për femrat. Nëse ajo që me të vërtetë ka rëndësi për një femër janë paratë, atëherë kjo femër nuk vlen të jetë në jetën tuaj.

Gjatësia

Si mund të mos shqetësohen meshkujt kur një nga tiparet kryesore të “një mashkulli ideal” është gjatësia? Nëse femrat do ti kushtonin rëndësi gjatësisë, atëherë shumë meshkuj nuk do të kishin shanse me to. Gjatësia nuk ka rëndësi vetëm nëse lidhja mes zemrave është shumë e fortë.

Meshkujt e tjerë mund të jenë kërcënim

Zakonisht meshkujt nuk e shprehin xhelozinë aq dukshëm sa femrat, megjithatë ajo dëmton vetëvlerësimin e tyre njësoj. Partneri juaj mund të mos shfaqë shenja se po shqetësohet kur ju i flisni atij për një koleg mashkull me një ndjenjë humori të mrekullueshme. Por ju duhet të dini se ai shqetësohet shumë dhe e krahason veten si të ishte përballë një konkurrenti të mundshëm. Për të zhdukur frikën e tij, duhet t’i flisni me ndershmëri dhe të shpjegoni se nuk përbën absolutisht asnjë lloj kërcënimi.

Mungesa e përvojës

Imazhi i një Don Zhuani është makthi më i keq i mundshëm, sepse i bën meshkujt të shtiren sikur kanë shumë përvojë dhe të gënjejnë rreth numrit të ish-të dashurave që kanë pasur. Në fakt, ata janë po aq të frikësuar për të bërë diçka të gabuar po aq sa edhe femrat. Mbështetja dhe ndershmëria do t’ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt në marrëdhënien tuaj.

Qimet në trup

Qimet në trup dhe flokët në kokë janë gjithmonë problematike për meshkujt. Shumë qime në trup? Pak flokë në kokë? Të ndihesh keq me pamjen që ke është shpesh gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Ju mund t’i përkeqësoni tiparet duke i përmendur vazhdimisht tek partnerja juaj.

Dieta

“Jam me dietë.” Meshkujt i dëgjojnë këto fjalë shumë shpesh nga femrat e tyre. Por nëse një mashkull thotë se po mban dietë, duket e çuditshme. Megjithatë, edhe ata duhet të kujdesen për trupat e tyre dhe ushqimet që hanë. Gjithkush dëshiron të jetë i shëndetshëm dhe në gjendje të mirë fizike. Vetëm se meshkujt nuk e shprehin shumë.  

Marrëdhëniet e dashurisë

Sa artikuj shkruhen nëpër revistat e femrave për të shpëtuar marrëdhëniet? Megjithatë, nëse meshkujt fillojnë ta diskutojnë për këtë çështje, femrave u duket e çuditshme. Natyrisht, meshkujt janë “brutalë”, kështu që ata nuk duhet të shqetësohen për gjëra të vogla si marrëdhëniet, apo jo? Por ata gjithashtu duan që gjërat të shkojnë mirë.

Sa partnerë mund të ketë pasur më parë “ajo”?

Nëse një femër ka pasur disa partnerë para se të takohej me mashkullin përkatës, atëherë ai do të duhet të konkurrojë me ta. Përveç kësaj, mashkulli gjithashtu mund të shqetësohet nëse ka më pak përvojë se femra. Gjëja më e rëndësishme është t’i shpjegosh se e kaluara ka mbetur pas dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Kanë frikë të shprehin emocionet e tyre

“Mos qaj, ti je burrë!” Kjo është ajo që meshkujt dëgjojnë që fëmijë. Prindërit e tyre donin t’i bënin ata të fortë dhe të aftë për të mbrojtur familjet e tyre, por kjo është gabim. Ata kanë frikë të duken të dobët, të tregojnë emocionet e tyre dhe zgjedhin ti fshehin ato. (TIRANA TODAY)

Tags: dhjetëfemrafrikemeshkuj

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Next Post

Në fund të 2018-s SHBA-të dalin nga UNESCO

Ja sektorët ku është rritur dhe ku ka rënë punësimi

Qeverisja me qytetarët/Rama dhe ministrat zbresin në terren (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

by mirseda
22:23 | 09/06/2026
0

Protesta e qytetarëve që po zhvillohet prej 10 ditësh në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare....

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com