Vijon rënia e Dollarit Amerikan, pasi kjo monedhë shitet për 113.4 lekë dhe blihet me 114.2 lekë.
Kështu, monedha e SHBA-vë ka pësuar sërish rënie, duke humbur 0.3 lekë kundrejt ditë së hënë dhe 0.9 lekë kundrejt së premtes.
Euro nuk ka shenja luhatjeje kundrejt lekut shqiptar, teksa prej javësh shitet për 133.5 lekë dhe blihet me 134.2 lekë.
Valutat e tjera ndërkombëtare kanë pësuar një dobësim kundrejt lekut. Kështu, sot Paundi Britanik shitet për 149.2 lekë dhe blihet me 150.2 lekë.
Me nga 0.2 lekë kanë rënë edhe Dollari Australian dhe ai Kanadez, të cilat këmbehen përkatësisht për 88 lekë dhe 90.3 lekë.
Ndërkohë, luhatjen më të madhe të ditës e ka patur Franga Zvicerane, e cila këmbehet për 115.8 lekë, nga 116.2 lekë ditën e hënë.