Para një dite, gruaja që shihni në foto, u plagos nga bashkëshorti i saj në Fier.
Liljana Hatillari u qëllua me thikë nga burri i saj, Shefit Hatallari pas një sherri në familje, në Roskovec.
53-vjeçarja ndodhet në reanimacionin e spitalit rajonal në Fier dhe e ka të pamundur të dëshmojë mbi ngjarjen e rëndë.
Megjithatë, vëllai i gruas së plagosur, ka folur shkurt për mediat, teksa ka thënë se në çdo familje ka debate, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë e divorcit mes çiftit, pavarësisht asaj që ndodhi.
“Nuk mund të flasim dot. Çdo familje ka debate. Na ndodhi, çfarë do bëjmë. Tani motra është jashtë rrezikut”, ka thënë vëllai i 53-vjeçares.
Fqinj të familjes treguan se çifti prej disa kohësh kishte probleme, kjo pasi Shefiti ishte edhe konsumues alkooli, çka mendohet se mund të ketë agravuar situatën mes çiftit.