Ecja zbathur në rërë është një nga motivet pushuese më relaksuese që na ka falur natyra. Jo vetëm që është shumë e këndshme, por është dhe e shëndetshme. Të ecni zbathur në rërë lejon këmbët të lëvizin ne mënyrë natyrale dhe të stimulojë qarkullimin. Është mirë që këtë ecje ta bëni kur temperaturat nuk janë shumë të larta si për shembull herët në mëngjes apo në darkë vonë.
Çfarë të mira na ofron ecja zbathur në rërë?
- Digjni shumë kalori dhe pa shpenzuar asgjë.
- Ecja në plazh ju ndihmon për të shkarkuar tensionin.
- Furnizoheni me vitaminë D.
- Të ecni zbathur në plazh është mirë për të forcuar muskulaturën.
- Të ecni zbathur në breg të detit masazhoni tabanin e këmbës.
- Luftoni fryrjen e këmbëve
- Mbusheni me energji pozitive
- Ju kthehet humori i mirë