Kreu i LIBRA-s Ben Blushi para votimit të Vettingut ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe opozitës duke thënë se Rama, Basha dhe Berisha u bënë bashkë për t’i shpëtuar reformës në drejtësi.
Ai theksoi se reforma në drejtësi është e dështuar pasi tre palë që do të qeverisin pas 25 qershorit Shqipërinë nuk mund të bëjnë drejtësi ndaj njëri-tjetrit.
“Pse u bëtë bashkë? Ju u bëtë bashkë për t’i ikur reformës në drejtësi. Çadra nuk është një imunitet absolut ndaj reformës në drejtësi, të jesh në qeveri mbrohesh nga reforma në drejtësi. Nëse je qeveri ia hedh reformës në qeveri. Kush beson se tre palë në qeveri do të bëjnë drejtësi kundër njëri-tjetrit. Kush voton më 25 qershor çadrën duhet ta dijë mirë se ka votuar për Ramën kryeministër. Nëse votoni rilindjen do të keni në qeverisje Lulzim Basha. Socialistët nuk do të shajnë më Saliun. Ju lëpitë për vite Ilir Metës, tani ka ardhur koha t’i lëpiheni Saliut. Ky është një batak ku jeni zhytur. Ky kod nuk garanton që paratë e zeza do të përdoren në fushatë, as numërim elektronik për atë që Basha hyri në Çadër”, u shpreh Blushi