Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, mbajti fjalimin e tij në Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Konventa e LSI-së u mblodh për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie, pasi Ilir Meta dorëzoi mandatin e kryetarit. Meta iu drejtua përmes një mesazhi të gjithë anëtarëve dhe drejtuesve të kësaj force politike, por dhe të gjithë shqiptarëve se pas datës 24 korrik, kur edhe do të bëjë betimin si i pari i shtetit, ai nuk do të ndikohet më nga bindjet politike dhe as nga fakti që ka drejtuar historikisht LSI-në.
“Jam para një sfide të rëndësishme se pavarësisht bindjeve të mia, të cilat janë dhe do të jenë eurosocialiste, pas 24 korrikut, do dëshmoj përpara të gjithë shqiptarëve se nuk ndikohem as nga bindjet e mia politike dhe as fakti që kam qenë kryetar i LSI-së“, u shpreh Meta.