Kanë mbërritur në Presidencë fillimisht Rama, i shoqëruar nga Gramoz Ruçi dhe më pas Basha, i cili shoqërohet nga Paloka.
Takimi ishte njoftuar se do të niste në orën 10:00, ndërsa kreu i Partisë Demokratike ka mbërritur në Presidencë 6 minuta me vonesë.
Presidenti Nishani u bëri ftesë Ramës dhe Bashës për të zhvilluar një takim kokë më kokë për zgjidhjen e krizës politike.
Ftesa u pranua nga këta të fundit, tashmë mbetet të presim nëse do të ketë një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.
Kamerat janë lejuar të qëndrojnë për pak minuta në tryezën e thirrur nga Presidenti, ndërsa siç shihet në foto, Basha duket mjaft i qeshur, ndryshe nga kryeministri, i cili shihet serioz.
“Nuk po bëni film, mund të dilni tani”, u ka thënë kryeministri kameramanëve, i cili mesa duket mezi pret të fillojë bisedimet me kreun e PD-së.