Përpara derbit të së enjtes, Pep Guardiola largohet nga kritikat për kundërshtarin e tij të vjetër, Jose Mourinho.
Çifti kishte një marrëdhënie shumë të tensionuar, gjatë kohës së tyre në El Clasico, por u ribashkua në veri-perëndim të Anglisë, me dy ekipet e Manchesterit.
“Ne jemi fqinjë dhe sa herë që shohim njëri-tjetrin, përshëndetemi”, tha Guardiola për mediet e mbledhura.
“Manchester United është një skuadër e mirë dhe kanë trajnerin që ata dëshironin prej kohësh, janë një kundërshtar i fortë dhe me kualitet të lartë dhe kanë pasur një afat të gjatë në Premier League pa humbje” – tha tekniku spanjoll.
Humbja e fundit për Manchester City kundër Arsenalit, në gjysmëfinalen e FA Cup dha konfirmimin se Guardiola do ta përfundojë sezonin pa trofe. Për këtë ai nuk është shumë i shqetësuar.
“Unë kam menaxhuar për nëntë vjet dhe kjo është sezoni i parë pa fituar një trofe. Kjo mund të ndodhte, në fund dhe ndodhi”- përfundoi ai.