Stina e pranverës është stina më e mirë për t’u marrë me aktivitete fizike. Sipas disa studimeve, pranvera është periudha më e mirë për t’u kujdesur për format trupore, pasi ushtrimet fizike në këtë kohë janë më efikase.
Megjithatë, ekspertët sugjerojnë që aktiviteti fizik të zhvillohet në ambient të jashtëm, pasi ka një efikasitet edhe më të madh.
Kjo pasi ajri i pastër, rrezet e lehta të diellit, ambientet e gjelbëruara dhe faktorë të tjerë, që lidhen me stinën e pranverës, i shtojnë edhe më shumë efekte pozitive ushtrimeve fizike.