Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Këshilli i BE e përfshin Kosovën në listën e vendeve të sigurta për azilkërkuesit

2 muaj ago
in Kosovo
Këshilli i BE e përfshin Kosovën në listën e vendeve të sigurta për azilkërkuesit

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përfshirë Kosovën të hënën në listën e vende të sigurta të origjinës, në përpjekje për ta përshpejtuar kthimin e migrantëve, duke e bërë më të vështirë për qytetarët nga këto vende të kërkojnë azil në BE.

Përveç listës për vendet e sigurta të origjinës, Këshilli arriti pajtueshmëri edhe për konceptin e vendeve të treta të sigurta.

Blloku shpreson se këto akte ligjore do ta forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore të vendeve të sigurta në legjislacionin e BE-së për azil, synimi i të cilave është të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive azili për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.

Së bashku me Kosovën, në listën e vendeve të sigurta të origjinës janë futur edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia.

Tani i mbetet Këshillit të arrijë pajtueshmëri me Parlamentin Evropian për tekstin përfundimtar ligjor lidhur me këto dy akte.

“Sot, u pajtuam për listën e parë ndonjëherë të BE-së për vendet e sigurta të origjinës, e cila do të ndihmojë në krijimin e procedurave më të shpejta dhe më efikase të azilit, si edhe kthimin e atyre që nuk kanë nevojë për mbrojtje. Një moment i rëndësishëm për politikën e azilit të BE-së”, tha ministri danez për Imigracionin dhe Integrimin, Rasmus Stoklund.

Kjo nënkupton se azilkërkuesit që shkojnë në BE nga këto shtatë vende mund të përballen lehtësisht me refuzimin e kërkesave të tyre dhe me urdhër kthimi.

Sipas Këshillit, çdo vit dhjetëra mijëra njerëz mbërrijnë në Evropë dhe kërkojnë azil edhe pse largohen nga vende të sigurta ku zakonisht nuk ka rrezik përndjekjeje.

Numri i azilkërkuesve nga Kosova në BE është rritur pas liberalizimit të vizave më 1 janar 2024.

Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kishin emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.

Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.

Sipas rregullores së procedurës së azilit 2024, e miratuar si pjesë e Paktit për Azilin dhe Migracionin, shtetet anëtare duhet të zbatojnë një procedurë të përshpejtuar për aplikantët nga një vend i sigurt i origjinës dhe mund ta kryejnë atë në kufi ose në zonat e transitit.

Rregullat për vendet e sigurta të origjinës bazohen në premisën se aplikantët nga këto vende supozohet të kenë mbrojtje të mjaftueshme kundër rrezikut të përndjekjes ose shkeljeve serioze të të drejtave të tyre themelore. Komisioni Evropian i paraqiti këto dy akte të reja ligjore në fillim të këtij viti./REL/

TË LIDHURA

Osmani nga Bordi i Paqes: Me SHBA-në dhe aleatët për paqe e siguri!
Kosovo

Osmani nga Bordi i Paqes: Me SHBA-në dhe aleatët për paqe e siguri!

19:39 | 19/02/2026
Reuters citon Thaçin në Hagë: Drejtësia s’bëhet duke dënuar të pafajshmit
Kosovo

Reuters citon Thaçin në Hagë: Drejtësia s’bëhet duke dënuar të pafajshmit

20:53 | 18/02/2026
Themelimi i Bordit të Paqes, presidentja e Kosovës merr pjesë në takimin zyrtar në Uashington
Kosovo

Themelimi i Bordit të Paqes, presidentja e Kosovës merr pjesë në takimin zyrtar në Uashington

16:31 | 18/02/2026
Next Post
Nisin fjalimet në “Foltorja 2”, Berisha i pranishëm mes deputetëve të PD-së

Nisin fjalimet në “Foltorja 2”, Berisha i pranishëm mes deputetëve të PD-së

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

Merr fund rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, largohet pa përshëndetur banorët

Merr fund rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, largohet pa përshëndetur banorët







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Berisha me maskë kundragaz/ Demokratët marshojnë drejt Parlamentit pas tensioneve
Politikë

Berisha me maskë kundragaz/ Demokratët marshojnë drejt Parlamentit pas tensioneve

by mirseda
19:56 | 20/02/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar të mbetet mes protestuesve pas tensioneve të krijuara para godinës...

Berisha mbaron fjalimin e tij, nis hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

Berisha mbaron fjalimin e tij, nis hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

19:42 | 20/02/2026
Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, përplasen 3 automjete

Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, përplasen 3 automjete

19:12 | 20/02/2026
Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!

Nis protesta e PD/ Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e lirisë!

19:03 | 20/02/2026
Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar

Dyshohet se u hodh në Lumi Osum/ Polumbarët e RENEA kërkime në kanionet e Skrapar

19:00 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com