Vllaznia mundi 2-1 Laçin, në ndeshjen e Superiores. Në Shkodër, i pari që realizoi ishte Dodaj, në minutën e 53-të. Delaj i dha një goditje të rëndë kurbinasve, me golin e tij në të 57-tën.
Mysafirët u futën në lojë me Bullarin në të 71-tën, por pa mundur dot t’i ndërrojnë udhë fatit të këtij takimi. Vllaznia kryeson kampionatin me 31 pikë dhe në ndeshjen tjetër do të sfidojë Partizanin. Lacci i vendit të tetë pret Tiranën.