Një bandë shqiptare që grabiste bankomatet është shkatërruar nga policia spanjolle. Mediat e huaja bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtatë persona.
Gjithashtu banda shqiptare akuzohet për 19 grabitje bankomatesh në Almeria, Alicante, Valencia, Tarragona dhe Barcelona, të cilat i shkulnin ato me anë të një kamioni.
Po ashtu bëhet e ditur se shuma e grabitur nga grupi shqiptar kap shifrën e rreth gjysmë milioni euro. Ndërkohë hetimet për këtë grup nisën në muajin shkurt, kur u grabit një bankomat në Cartagena. Nga hetimet policia zbuloi edhe grabitje të tjerë, që ishte përdorur e njëjta taktike. Kjo çoi grupin hetimor që të dyshonte se bëhej fjalë për të njëjtët persona.