Agjentët policisë së Alessandrias në Itali arrestuan një shqiptar, i cili prej disa kohësh ishte nën vëzhgimin e policisë, pasi iu gjetën rreth 540 gramë kokainë dhe 180 gramë hashash.
Gjatë fazave të hetimit, ai është parë disa herë duke hyrë në një shtëpi në lagjen Pista Vecchia të Alessandria dhe orët e fundit është filmuar nga kamerat teksa hedh një qese në plehra.
Nga ana e policisë është kryer kontroll në banesë, por fillimisht u kontrollua përmbajtja e asaj që ishte hedhur në mbeturina dhe u konstatua prania e mbetjeve nga ambalazhi i një blloku narkotikësh dukshëm të rëndë”.
Lënda narkotike e sekuestruar i është gjetur si personit ashtu edhe brenda banesës së tij, e cila i është nënshtruar edhe kontrollit. Gjatë kontrolleve, oficerët kanë vërejtur gjithashtu se shtëpia ishte e zbrazët dhe “prandaj përdorej vetëm për ruajtje të drogës. Në total u sekuestruan edhe rreth 14 mijë euro cash që i atribuohen aktiviteteve të shpërndarjes së drogës”.
Personi i arrestuar në pritje të vendimeve të autoritetit gjyqësor është dërguar në burgun Don Soria në Alessandria.