Në Turqi, koronavirusi ka marrë deri më tani 21 jetë njerëzish dhe ka infektuar 947 të tjerë.
Informacioni i mësipërm është konfirmuar nga ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, i cili raportoi më hollësisht se viktimat nga koronavirusi janë të moshuar.
“Le t’i paralajmërojmë njerëzit tanë të moshuar. Ata duhet të respektojnë kufizimet e largimit nga shtëpia”, shkroi Koca në rrjetet sociale.
Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende në mbarë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila etiketoi shpërthimin një pandemi, fillimisht epiqendër e shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e koronavirusit është shpallur Evropa, veçanërisht Italia e cila ka numrin më të lartë të viktimave në botë nga COVID-19.
Me mbi 297 mijë raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 12.500.