E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Euro 2020/ Nis sonte me Itali-Turqi, ja gjithçka duhet të dini mbi ndeshjen

Grupi A

Italia duket gati për Euro 2020-ën dhe sonte do të hapë turneun kundër Turqisë, në Romë.

Mikpritësit do të tentojnë ta zgjasin një seri prej 27 ndeshjesh pa humbje nën drejtimin e Roberto Mançinit. Dhe ish-trajneri i Interit dhe Mançester Sitit është i kënaqur me harmoninë në grup.

“Më pëlqen atmosfera që është krijuar në ekip dhe ajo që lojtarët më të rinj ia kanë dalë të arrijnë në një kohë kaq të shkurtër, edhe falë ndihmës që kanë marrë nga lojtarët më me përvojë në grup,” tha Mançini. “Ndonjëherë lojtarët kanë nevojë për më shumë kohë, por këta të rinj mësojnë shpejt dhe janë përmirësuar shumë, edhe pse janë kaq të rinj, ata përsëri mund të përmirësohen më tej.”

Gjithçka që duhet të dini për ndeshjen hapëse të Europianit, sonte, në Stadiumin Olimpik të Romës:

Kur është ndeshja?

Ndeshja midis Turqisë dhe Italisë është planifikuar për sonte, e premte 11 Qershor, në 21:00.

Ndeshja do të zhvillohet në ‘Stadio Olimpico’ në Romë, Itali, shtëpia e Romës dhe Lacios dhe do të ketë 25-45% të kapacitetit të stadiumit me tifozë për të siguruar mbështetjen në shtëpi të ‘Axurrëve’.

Cilat janë të fundit nga dy kampet?

Italia

Këtu Mancini pritet të zgjedhë një 4-3-3, Donaruma pritet midis shtyllave prapa Bonuçit dhe Kielinit, ndërsa Florenci ka një dëmtim të lehtë, që mund të nënkuptojë hyrjen e Di Lorencos dhe Spinacolës përpara Emersonit në të majtë.

Jorginho, i freskët nga triumfi i Çelsit në Ligën e Kampionëve, do të bashkohet me Barelën, ndërsa Lokateli mund të jetë pjesëtari i tretë i mesfushës në vend të Pelegrinit, duke pasur parasysh që Verrati nuk është në gjendje të mirë. Insinje dhe Imobile sigurisht që do të starojnë titullarë me Kiezën i cili pritet të ‘mundë’ Berardin për vendin e fundit në formacion.

Lexo edhe :   Euro 2020/ Lojtarët më të mirë që mungojnë në Europian dhe kush u largua rrugës

Skuadra e plotë e Italisë:

Porta: 21 Gianluigi Donnarumma (Milan), 26 Alex Meret (Napoli), 1 Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrotja: 15 Francesco Acerbi (Lazio), 23 Alessandro Bastoni (Inter), 19 Leonardo Bonucci (Juventus), 3 Giorgio Chiellini (Juventus), 2 Giovanni Di Lorenzo (Napoli), 13 Emerson Palmieri (Chelsea), 24 Alessandro Florenzi (Paris Saint Germain), 4 Leonardo Spinazzola (Roma), 25 Rafael Toloi (Atalanta)

Mesfusha: 18 Nicolò Barella (Inter), 16 Bryan Cristante (Roma), 8 Frello Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), 5 Manuel Locatelli (Sassuolo), 7 Lorenzo Pellegrini (Roma), 12 Stefano Sensi (Inter), 6 Marco Verratti (Paris Saint Germain)

Lexo edhe :   Euro 2020/ Lojtarët më të mirë që mungojnë në Europian dhe kush u largua rrugës

Sulmi: 9 Andrea Belotti (Torino), 11 Domenico Berardi (Sassuolo), 20 Federico Bernardeschi (Juventus), 14 Federico Chiesa (Juventus), 17 Ciro Immobile (Lazio), 10 Lorenzo Insigne (Napoli), 22 Giacomo Raspadori (Sassuolo)

Turqia

Turqia do të ketë Demiralin dhe Sojunçu prapa, me hajmalinë Yilmaz në krye dhe Calhanoglunë me goditjen e tij potente. Senjol Gynesh prtet të përzgjedhë një formacion në bazë të kundërshtarit.

Skuadra e plotë e Turqisë:

Porta: Altay Bayindir (Fenerbahçe), Fehmi Mert Gunok (Medipol Basaksehir), Ugurcan Cakir (Trabzonspor)

Mbrojtja: Mehmet Zeki Celik (Lille), Caglar Söyüncü (Leicester), Kaan Ayhan (Sassuolo), Merih Demiral (Juventus), Mert Muldur (Sassuolo), Ozan Muhammed Kabak (Liverpool), Rıdvan Yılmaz (Besiktas), Cengiz Umut Meraş (Le Havre)

Mesfusha: Yusuf Yazici (Lille), Dorukhan Toköz (Besiktas), İrfan Can Kahveci (Fenerbahce), Okay Yokuşlu (WBA), Orkun Kökçü (Feyenoord), Ozan Tufan (Fenerbahce), Taylan Antalya (Galatasaray), Hakan Calhanoglu (Milan)

Sulmi: Burak Yilmaz (Lille), Cengiz Ünder (Leicester), Enes Unal (Getafe), Efecan Karaca (Alanyaspor), Abdulkadir Omur (Trabzonspor), Muhammed Kerem Aktürkoğlu (Galatasaray), Halil İbrahim Dervisoglu (Galatasaray), Kenan Karaman (Fortuna Dusseldorf)

Përgatiti: Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...